03.03.2026
1 min read

16 vite burg për të akuzuarin që sulmoi seksualisht të miturit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shqiptuar dënim prej 16 vjet e gjashtë muaj burgim ndaj Blerim Sinanit, pasi e ka gjetur fajtor për dy vepra penale që lidhen me sulm seksual ndaj dy të mitureve

Sipas vendimit të bërë publik nga gjyqtari Shabi Idirizi, për secilën vepër penale është caktuar nga 10 vjet burg, ndërsa me bashkimin e dënimeve është shqiptuar dënimi unik.

Gjykata nuk ka konstatuar rrethana lehtësuese, ndërsa si rënduese ka marrë parasysh faktin se i akuzuari ka qenë i dënuar më parë për vepra penale.

Sipas aktakuzës së 7 majit 2025 të ngritur nga Prokuroria e Ferizajt, ngjarja kishte ndodhur gjatë viteve 2024–2025. I pandehuri dyshohet se e kishte afruar të miturin pranë shkollës dhe më pas e kishte dërguar në një hapësirë të mbyllur ku kishte kryer veprën penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohen për marrje ryshfeti 400 euro

Next Story

Shkollat në Ferizaj me mungesë kuadrosh: drejtori detyrohet të mbajë Fizikën pa kualifikim

Latest from Blog

Go toTop