Imami me origjinë shqiptare, Bashkim Aliu, është detyruar të largohet nga të gjitha funksionet e tij publike në Zvicër, pas një hulumtimi të mediave zvicerane që riktheu në vëmendje një deklaratë të tij të vitit 2017 kundër Paradës së Krenarisë në Prishtinë.
Sipas raportimeve, largimi i tij erdhi pas publikimit të qëndrimeve të mëparshme lidhur me komunitetin LGBT dhe organizimin e Paradës së Krenarisë në kryeqytetin e Kosovës.
Rasti ka rikthyer në diskutim çështjen e deklaratave publike të udhëheqësve fetarë dhe përgjegjësisë së tyre në institucionet ku ushtrojnë funksione.